Andreas Dushi
Andreas Dushi (Shkodër, 10 shtator 1999) është shkrimtar, gazetar dhe studiues i antropologjisë. Punon pranë https://sq.wikipedia.org/wiki/Biblioteka_Komb%C3%ABtare
<gallery>
Jetëshkrimi
Andreas Dushi lindi në Shkodër më 10 shtator 1999. Aty ndoqi shkollën e mesme pranë gjimnazit katolik "Atë Pjetër Meshkalla" dhe universitetin në degën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi pranë Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Gjatë kësaj kohe botoi librin e tij të parë, novelën "Kur vdekja të na bashkojë" (botuar nga "Gjergj Fishta" në Lezhë, 2017) si dhe romanin e tij të parë "Marrja e gjakut" (botuar nga "Onufri", 2018) i cili u nominua atë vit për Çmimin Kombëtar të Letërsisë.[1] Një vit më vonë, botoi romanin e dytë "Pragu i braktisjes" (botuar nga "Albas", 2019) i cili u nominua për Çmimin Evropian të Letërsisë[2]. <gallery>

Ndërsa në vitin 2022, botoi romanin e tretë "Në besë të tatuazhit tënd", sërish nga shtëpia botuese "Onufri".
Vepra
Shkrimtari i njohur Visar Zhiti e ka cilësuar këtë romanin "Marrja e gjakut": Romani i veçantë, origjinal, metaforë e një vendi dhe i ca kohëve të tij, pra e atyre njerëzve, kalimtarë si krerët e vetë librit, hije mes reales dhe legjendës, ku legjenda ndihej më reale… po kështu dhe absurdi i “marrjes së gjakut” dhe jo i gjakmarrjes, që është tjetër gjë si rrallëkund, ka një arsye kainiane, dhe kjo është tragjikja, më e rëndë se tragjedia, me atë rëndomtësinë e së përditshmes, të ngrirë si në basorelieve të errëta, mesjetare, me kuptimin dhe të mesit të jetës.[3]. <gallery>

Gjithashtu edhe studiuesi Alfred Çapaliku ka shkruar për romanin "Marrja e gjakut" Në shtjellën marramendëse të letërsisë me format postmodern Dushi Andreas shprish rrënjët e arketipit primitiv duke mos ndjekur ndonjë model paraardhës. Artefakti i prozatorit Andreas Dushi është shkrimi çlirues gjysmëautomatik, që me anë të gjuhës së veprimit përdor sekuenca monologësh e dialogësh, si në ato të një skenari kinematografik.[4]
Edhe kritiku i njohur Ali Aliu ka shkruar për këtë roman, duke u ndalur në poetikën e tij narrative: Por ana më e rëndësishme e romanit ka të bëjë me poetikën narrative. Rrëfimin romanor me këtë rast e bartin dy shtylla: zëri i narratorit dhe zëri i rapsodit; secili në funksion drejt mbështetjes së njëri-tjetrit, ta bëjnë të besueshme fabulën e pabesueshme; zëri i parë, i narratorit, i vetëdijshëm për vështirësitë, orë e çast thërret në ndihmë edhe praninë e vëmendjes së lexuesit, i cili, pohon në heshtje, duke “tundur kokën”; në këtë poeticë narrative, autori inkuadron mori detajesh, prita, dykuptimësi, duke filluar që nga titulli i romanit, – marrja e gjakut, – marr gjak, marre,- po hanin së bashku marren me bukë (f.123) ;prani e largët e incestit, shprishje gjaku hapësirave greko-italiane, etj; ngarkesa të shumta këto që e rëndojnë kthjelltësinë e rrjedhës romanore; ngjashëm edhe me pleksjen dhe shpleksjen mes tyre, personazheve, mbase qëllimisht e mjegulluar.[5] <gallery>
Për romanin "Pragu i braktisjes", Zhiti shkruan: Nën optikën rinore, tekstet e tij plot ndjesi dhe ngjarje, me fantazi të begatë, përzierja jetësore e tyre, befasitë, japin një joshje gëzim-shqetësuese, duke krijuar një si antikronikë, madje të së ardhmes, ku ngjarjet nuk ruajnë dhe aq rendin, por pranëvënien, një urbanistikë letrare kjo, pa qetësi, larg mënjanësisë, në fund të fundit një prurje e veçantë, duke arritur më të rëndëshimen, stilin, përvijimet e tij. Që i diktohen dhe një jetë: një ultra-post-modernizëm, kështu thuhet në roman. jo thjeshtë në art, por në artin e të jetuarit, të kërcënuar nga alienimi, sepse nuk gjen një vend tjetër ku të mos mbizotërojë gjithçka që është tërësisht e gabuar. Qortim general, o menjëhershëm. Duhet të dëgjohet klithma e njeriut mes zhurmave dhe rrëmujave, sirenave të alarmeve, të makinave të ndihmës se shpejtë, zjarrfikseve, metrove, që të çojnë kudo, veç jo te vetja, madje as tek tjetri… Kështu duket në roman.[6]
Gazetaria
Që nga viti 2017 deri më 2019, Dushi ishte gazetar dhe redaktor i kulturës pranë portalit "Konica.al". Ndërsa nga viti 2020 e në vazhdim, është redaktor përgjegjës i gazetës së vetme letrare-kulturore të Shqipërisë, "ExLibris" në të cilën ka botuar një sërë shkrimesh, editorialesh, studimesh si dhe ka kryer me dhjetra intervista me personalitetet më të rëndësishme shqiptare në fushën e letërsisë.[7]
References
- ↑ https://kultura.gov.al/janari-muaji-i-cmimeve-kombetare-te-letersise/
- ↑ https://kohajone.com/cmimi-evropian-i-letersise-2021-shqiperia-kandidade-me-5-autore/
- ↑ https://exlibris.al/ne-qytetin-e-librit-neper-labirint-takoj-dy-autore-shkrimtarin-gjysh-shkrimtarin-nip/
- ↑ https://exlibris.al/veshtrim-periferik-mbi-romanin-marrja-e-gjakut-te-andreas-dushit-nga-prof-dr-alfred-capaliku/
- ↑ https://www.gazetaexpress.com/ali-aliu-e-besueshmja-e-pabesueshmja-ne-romanin-marrja-e-gjakut-te-andreas-dushit/
- ↑ https://exlibris.al/visar-zhiti-mosha-e-shkrimtarit-kur-romani-i-nje-te-riu-eshte-vertet-i-ri/
- ↑ https://exlibris.al/?s=andreas+dushi
This article "Andreas Dushi" is from Wikipedia. The list of its authors can be seen in its historical and/or the page Edithistory:Andreas Dushi. Articles copied from Draft Namespace on Wikipedia could be seen on the Draft Namespace of Wikipedia and not main one.
