Armelind Rexha
Ka lindur më 15.10.1943 në Korçë dhe ka banuar në Kuçovë. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës. Pësoi avari të rënda gjatë fluturimit më 27.09.1967, ndërsa fluturonte me avion MIG-17 mbi rajonin e Elbasanit. Pas katapultimit, që e dëmtoi rëndë fizikisht, nuk mundi të mbijetonte. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.
References
https://aaf.mil.al/komanda-e-faj/376-deshmoret-forca-ajrore/1746-deshmoret-forca-ajrore
Armelind Rexha
This article "Armelind Rexha" is from Wikipedia. The list of its authors can be seen in its historical and/or the page Edithistory:Armelind Rexha. Articles copied from Draft Namespace on Wikipedia could be seen on the Draft Namespace of Wikipedia and not main one.
