Antonio Lushi
Antonio Lushi,(2009) një djalë 14-vjeçar që jeton në Elbasan dhe studion në shkollën "Sulë Harri". Pasioni i tij është gazetaria, pasion i cili ka lindur rreth moshës 5-6 vjeçare. Ai ishte një fëmijë që i adhuronte kamerat, mikrofonin dhe mediat, të gjitha lidhur me televizionin. Kur ka aktivitete, ai "rrembente" mikrofonin dhe jep informacion për ngjarjet që ndodhin në qytet në kohë reale dhe live me celularin e tij.
Biografia
Por ai gjithmonë dëshironte të ishte më pranë medias dhe në moshën 10-vjeçare erdhi në mendjen e tij ideja për një podcast nga shikimi në internet i një gazetari të huaj Jame Acaster. Megjithatë, ai nuk gjeti motivimin e duhur për ta filluar atë deri sa iu ftua për një intervistë nga një gazetare e qytetit të tij, Entela. Kur hyri në studio, ai gjeti motivimin dhe një javë më vonë, hodhi në treg podcast-in "Shqipëria Dëgjon" në dy platforma, Facebook dhe YouTube. Në këtë podcast, ai ka dhënë shumë dhe beson se ana teknike dhe dizajni janë perfekte. Në këtë podcast, ai fton personazhe të njohur të qytetit të Elbasanit dhe ndonjëherë jashtë tij.
Pasioni i tij tjetër është teknologjia, pasion i cili ka lindur vitin e kaluar dhe i ka dhënë shumë ndihmë për gazetarinë. Ai pëlqen të ketë një transmetim sa më të mirë për audiencën e tij, dhe pjesa teknike është shumë e rëndësishme në këtë drejtim. Ky pasion lindi nga mesuesja e tij e TIK që e bëri pjesë të projekteve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Vodafone, RAYS dhe shumë të tjera.
Një pasion tjetër i tij është letërsia. Ai është një njeri që lexon, por jo aq shumë dhe mendon se është një njeri me opinion të fortë në debatet që i përshtaten. Ai ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete si panairi i librit, me prezencën e figurave të pozicionuara të larta politike lokale dhe kombëtare. Gjëja që ai e preferon më shumë në letërsi janë pjesët poetike, sepse kur i lexon ato, ai i interpreton me ndjenja vargjet.
Sigurisht, pasionet e tij dytësore e kanë ndihmuar që ta forcojë pasionin për gazetarinë. Përveç asaj anës profesionale, diçka që ai e preferon më shumë është fjala e lirë dhe drejtësia. Ai është 100% pro fjalës së lirë dhe drejtësisë së vërtetë, pasi ato pasqyrojnë jetën.
Antonio në të ardhmen gjithashtu e mendon veten si një kirurg i përgjithshëm ose politikan.
Shikoni dhe
https://shqiperianeze.wordpress.com/
https://www.youtube.com/@shqiperianeze
Referimet
https://www.youtube/watch?v=thfYHOdwBF0&t=515s.com
https://www.youtube/watch?v=cas_q7dXCpg&t=27s.com
https://www.youtube.com/watch?v=irPorIgShOg&t=10s
This article "Antonio Lushi" is from Wikipedia. The list of its authors can be seen in its historical and/or the page Edithistory:Antonio Lushi. Articles copied from Draft Namespace on Wikipedia could be seen on the Draft Namespace of Wikipedia and not main one.
